Turizmi bregdetar: Bregdeti Adriatik

Ai fillon nga grykëderdhja e Bunës në qytetin e Shkodrës. Dikur ka qenë një breg i tipit Dalmat, me bazë të thellë e me ishuj te shumte. Sot është transformuar në tipin e një bregdeti të ulët, të cekët dhe e tipit grumbullues. Ai është pjesa e fundit e grykëderdhjes (deltës) së lumenjve kryesore të vendit

Pas kësaj vije janë formuar fushat. Formimi i shtretërve nënujore, gjarpërimi i tyre kanë çuar në formimin e plazheve me rërë dhe në transformimin e gjireve detare në laguna. Deltat e lumenjve vijnë duke u zgjeruar disa metra çdo vit. Ky progres i tokës është më i madh në brigjet e Myzeqesë dhe më  i vogël në zonën e Lezhës.
Sistemi artificial i kullimit ne vitet 70 të shekullit 20, në qytetin e Durrësit e përshpejtoi procesin e mësipërm. Burimet e panumërta turistike dhe ato çfarë natyra ofron lidhen me një evolucion  të tillë që rrit kuriozitetin për turistët, ato plazhe me rërë më të përshtatshme për pushimet tuaja janë Velipojë, Shëngjini, Kune, Gjiri Lalzit, Durrësi, Golem, Mali Robit, Spille, Divjaka, Darezeza dhe Plazhi i Ri Vlore.
Aty do të gjeni ujin e pastër të detit, shërbim dhe cilësi të lartë, kuzhinë tradicionale e moderne, laguna, liqene lumenj etj. Aty ofrohen shumë mundësi për të gjithë  ata që tërhiqen nga natyra, eko-turizmi, një numër i pafund zogjsh, mes tyre dhe zogj të rallë, si Pelikani Dalmat etj. Gjithashtu ka zogj e kafshë të tjera të cilat ofrojnë mundësinë e praktikimit të gjuetisë, në eko-sistemin e pasur te zonës.