Rriten çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina shiten mbi 200 lekë/litër

Në karburante të ndryshme, vihet re se nafta dhe benzina kanë tejkaluar shifrën e 200 lekëve për litër. Rritje të lehtë ka pësuar edhe gazi.

Pas një periudhe disa mujore kur çmimi tavan i lëndëve djegëse vendosej nga Bordi i Transparencës, që u krijua si nevojë pas pasojave që shkaktoi lufta në Ukrainë, tashmë karburantet e vendosin vetë çmimin me të cilin tregtojnë naftën, benzinën dhe gazin.