KESH hap tenderin për vënien në punë të TEC-ve lundruese

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur tenderin për blerjen e 4 mijë ton karburant, për 2 termocentralet lundrues, që ndodhen në Triport të Vlorës.

Sipas dokumenteve të tenderit, blerja e kësaj sasie është parashikuar në përputhje me nevojën e furnizimit për periudhën e komisionimit dhe testimit të asetit termik lundrues.

Ndërkaq, lidhur me çmimin e produktit të kërkuar, bazuar në praktikat brenda vendit, parashikohet që çmimi të jetë i formuar nga një referencë në tregjet ndërkombëtare, të cilit i shtohet një çmim Premium.

Asetet gjeneruese termike u morën si një masë në vitin 2022 në kushtet e krizës së energjisë.