Për të shlyer faturat apo për të blerë ushqime në supermarket, qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj kryen gati 18 milionë pagesa me kartë deri në fund të nëntorit të vitit të shkuar. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë, duke madje u zgjeruar 14.4 për qind në raport me gjithë vitin 2022.
Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se vlera totale e pagesave me kartë në janar-nëntor 2023 arriti në 136.5 miliardë lekë apo rreth 1.3 miliardë euro. Në raport me gjithë vitin 2022, vlera e pagesave elektronike u zgjerua me 2.7 herë.
Duke e cilësuar si “legjitime” kërkesën e kryeministrit Rama, ekspertë të sistemit të pagesave vlerësojnë se dhënia e pensioneve në banka do të ndikonte në uljen e qarkullimit të parasë “cash’.
Si pasojë e zgjerimit të turizmit si kurrë më parë, gjatë vitit të shkuar u shtua numri i pikave të shitjeve elektronike për të arritur në mbi 18 mijë e 500 nga rreth 16 mijë gjatë 2022-shit.










