The Sun: Shqipëria, peizazhe të mahnitshme dhe histori të pasur

Teksa vende si Spanja dhe Greqia kanë qenë ndër destinacionet e preferuara të britanikëve prej vitesh, ka një vend tjetër që po bëhet gjithnjë e më i njohur në mesin e tyre.

Gazeta britanike “The Sun” shkruan se Shqipëria po rritet në popullaritet falë çmimeve të lira, peizazheve të mahnitshme dhe historisë magjepsëse. Pavarësisht se një pjesë e madhe e pushuesve britanikë po e zbulojnë tani vendin mesdhetar, sektori i turizmit në Shqipëri ka qenë në rritje vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Bordit Turistik Shqiptar, vendi priti 8,3 milionë vizitorë në vitin 2023, që ishte një rritje prej 4 milionë krahasuar me një vit më parë. Shumica e pushuesve të huaj thekson prestigjozja britanike dynden në Ksamil, Himarë dhe Sarandë në Rivierën Shqiptare.

Gjuha vendase është shqipja, por duke qenë se anglishtja flitet në shumicën e hoteleve, restoranteve dhe atraksioneve turistike pushuesit britanikë do ta ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre.