Princ Leka, në proces divorci me Elia Zaharia, e ka parë veten keq, kur ish gruaja e tij, dhe babai i saj, e vunë para me agresion, kohën kur ky po përqafonte të bijën 3 vjeçe, e cila jeton në ambientet e oborrit mbretëror, me nënën e gjyshin.
Ngjarja është shënuar pasditen e 5 marsit 2024 në Pallatin Mbretëror në rrugën “Murat Toptani” në Tiranë, ku jeton edhe Elia me vajzën. Në momentet që vetë Princi ka filmuar me celular, shfaqen pamjet kur Elia e qëllon dhe tërheq për xhakete, duke e akuzuar se ka qëlluar babanë e saj. Më pas Elia e akuzon Princin se ka falsifikuar dokumentet e studimeve dhe se do e demaskonte.
I ke gjuajtur babit tim, të preksh ti me dorë babin tim. Do të të çoj në gjyq. Ti ke falsifikuar. I ke thënë shtetit shqiptar që ske shkollë por në të vërtetë nuk ke. Ke vetëm 4 klasë shkollë” dëgjohet Elia Zaharia në video.
Jam ngjitur sipër dhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeçe, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babit të ish-bashkëshortes, të shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendoj e kërcënoj sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën”
Në dëshminë e tij, Princi tregon se Gjergj Zaharia ishte shumë i ashpër. Veçse sulm trup me trup, ai mori në dorë për ta goditur edhe një statujë druri
I gjendur mes Elias agresive dhe Gjergjit të dhunshëm, Princi Leka iu drejtua me shpejtësi komisariatit 1 në Tiranë, ku dhe bëri denoncimin e kërkoi e mori urdhër mbrojtje nga ish gruas dhe babai të saj. Kur siguroi anën ligjore dhe mbrojtjen e policisë, Leka nga komisariati u paraqit në QSUT-së për të marrë ndihmë mjekësore, shoqëruar edhe me kartën përkatëse. Është gjykata që vendos përmes një seance kërkesën e tij për urdhër mbrojtje. Nga ana tjetër, Gjergj Zaharia dhe e bija, pretendojnë se janë vetëmbrojtur.
‘Jam i moshuar dhe nuk e kam goditur unë i pari. Ishte Leka ai që më sulmoi dhe më goditi i pari. Unë jam vetëmbrojtur” ka dëshmuar Gjergj Zaharia”Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur” ka dëshmuar Elia Zaharia
Princ Leka dhe partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, fundin e vitit te kaluar, ndërsa zyrtarisht princi e konfirmoi divorcin më 15 janar. Pas ndarjes nga aktorja, Princ Leka ka nisur një histori dashurie me Blerta Celibashin, fotografe pranë Oborrit Mbretëror.