Prej 20 marsit, rregulla të reja për prokurimet

Institucionet me më pak se 15 punonjës do të lejohen të zhvillojnë prokurime vetëm në vlera të vogla.

Agjencia e prokurimeve publike përmes një njoftimi ka sqaruar rregullat që duhen ndjekur duke shtuar se për përllogaritjen e shumcës do të duhet të kërkojnë të dhëna nga autoriteti epror.

Në ndryshimet ligjore të hedhur në agjensinë e prokurimit publik përcaktohet po ashtu edhe krijimin e elementit të regjistrit të parashikimit te procedurave te prokurimit qe duhet te deklarojne tek fusha “Justifikimi per regjistrin” numrin e punonjesve ne strukturat e institucioneve ose enti kontraktorëve.

Gjithashtu agjensia thote se keto parashikime kanë per qëllim t’iu vijë ne ndihmë institucioneve qe kanë ne strukturën e tyre organizative nje numer te vogel punonjesish dhe nuk kane mundesi te ngrejne strukturat e nevojshme per zhvillimin e procedurave te prokurimit.

Ndryshime jane pasqyruar edhe për operatorët.

Rregullat që kanë hyrë në fuqi prej 20 marsit parashikojnë edhe skualifikimin nga gara kur deklarojne pronaret perfitues, dhe ndalimin e konkurrimit kur aksionerët janë të dënuar.