INSTAT: Në 2023, ekonomia u rrit me 3.3% – Këta janë sektorët dominues

Ekonomia u rrit mesatarisht me 3.3 për qind vitin e shkuar.

Këto janë shifrat e bëra publike nga INSTAT. Më i mbarë ka rezultuar tremujori i katërt i vitit, gjatë së cilit Prodhimi i Brendshëm Bruto u zgjerua me 3.8 për qind.

Sektorët që udhëhoqën rritjen ekonomike gjatë viti të shkuar janë ndërtimi dhe real estate.

Ndikim në ecurinë pozitive ka pasur edhe rritja e pagave në administratën publike.