Pavarësisht modës për makina të mëdha apo SUV, veturat e vogla tradicionale ende mbesin ndër më të popullarizuarat në rrugë.
E një veturë e tillë që dallohet nga të gjitha, duket të jetë Dacia Sandero, e cila veçse është e njohur edhe në vendin tonë. Kjo makinë, së fundmi edhe është shpallur makina më e mirë e vitit në përgjithësi, por edhe e ka marrë çmimin si makina e vogël më e mirë e vitit.

Vlen të theksohet se modeli i fundit i Dacia Sandero vjen shumë i rehatshëm, ka hapësirë më të madhe dhe shquhet për elegancën e saj.
Në mesin e shumë gjërave tjera, modeli i fundit i Sanderos ofron edhe TouchScreen, cruise control, hapje pa çelës, sensorë parkingu dhe kamerë parkingu.









