Shqipëria brenda pak ditësh nis aventurën e saj në Euro 2024. Grupi kuqezi ka marrë vendimet edhe sa u përket numrave që do të mbajnë në fanella futbollistët në Europian.
Ashtu siç pritej, prioritet u është dhënë lojtarëve që kanë dhënë kontribut gjatë kualifikueseve dhe kanë mësuar tifozët me një numër të veçantë në fanellë apo identifikohen me të. Kjo ka bërë që emrat që nuk grumbulloheshin rregullisht, të “sajoheshin” me numrat e mbetur bosh, ose të marrin të lojtarëve të cilët u lanë jashtë nga Silvinjo.
Kështu, Rei Manaj ka marrë numrin 7 të Keidi Bares, i cili është një mik i ngushtë i tij që kur luanin me përfaqësueset e moshave. Broja është detyruar të kalojë te numri 11, ai që ka mbajtur më parë Uzuni. Ndërsa numri 16 që mbahej historikisht nga Cikalleshi, i ka kaluar të riut Medon Berisha.
Portieri Simon Simoni do të jetë me numrin 27, duke bërë të qartë se ai do të jetë portieri rezervë nëse një nga të zakonshmit Berisha-Strakosha-Kastrati përballen me probleme.
LISTA ME NUMRA
- 1 – Etrit Berisha,
- 2 – Ivan Balliu
- 3 – Mario Mitaj
- 4 – Elseid Hysaj
- 5 – Arlind Ajeti
- 6 – Berat Gjimshiti
- 7 – Rei Manaj
- 8 – Klaus Gjasula
- 9 – Jasir Asani
- 10 – Nedim Bajrami
- 11 – Armando Broja
- 12 – Elhan Kastrati
- 13 – Enea Mihaj
- 14 – Qazim Laçi
- 15 – Taulant Seferi
- 16 – Medon Berisha
- 17 – Ernest Muçi
- 18 – Ardian Ismajli,
- 19 – Mirlind Daku
- 20 – Ylber Ramadani
- 21 – Kristjan Asllani
- 22 – Amir Abrashi
- 23 – Thomas Strakosha
- 24 – Marash Kumbulla
- 25 – Naser Aliji
- 26 – Arber Hoxha
- 27 – Simon Simoni
