Kavaja dhe Lezha shpallin projektet në APP, për tenderat e tërmetit

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade bëjnë me dije se tenderat e tërmetit të 26 nëntorit vijojnë ende. Në Agjencinë e Prokurimit Publik janë shpallur dy projekte, në kuadër të procesit të rindërtimit. Tenderi i parë, nga bashkia e Lezhës, ka një fond 2.9 milionë lekë dhe do të shkojë për shërbimin e mbikëqyrjes së punimeve me objekt “Rikonstruksion i mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesat pallat, të prekura nga tërmeti i datës 26.11.2019”.

Nga ana tjetër, tenderi i dytë ka një fond 73.6 milionë lekë dhe është shpallur nga Bashkia e Kavajës. Ky projekt konsiston në hartimin e projektit të ndërhyrjeve rehabilituese/ përshtatëse, për kthimin e strukturës së objekteve që janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore ose dëmtime shumë të rënda jostrukturore.

GELDTrade.al