Fitore spektakolare me përmbysje, Spanja shënon “poker” golash ndaj Gjeorgjisë

Fitore spektakolare e Spanjës! Iberikët përmbysën me rezultatin 4-1 Gjeorgjinë në duelin që rezultoi tepër emocionues. Autogoli i La Normand i dhuroi kualifikimin gjeorgjianëve, ndërkohë që Rodri vendosi baraspeshën në minutën e 39-të.

Pjesa e dytë foli e gjitha për spanjollët, që arritën të realizonin plot 3 herë me Fabian Ruiz, Niko Uilliams dhe Dani Olmo. Një kualifikim mëse i merituar për skuadrën e De La Fuentes, që ditën e premte do të përballet me Gjermaninë, prej orës 18:00, në duelin çerekfinal të Europianit që do të zhvillohet në Shtutgart.