Sistemi bankar shënoi një fitim prej 136 milionë euro në fund të vitin 2020, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, të ardhurat nga interesat u rritën me 1.2 %.
Ndërsa të ardhurat nga jo interesi u rritën me 12 %, kryesisht nga fitimet e instrumentave financiarë.
Fitimet e bankave gjatë vitit 2020 rezultojnë 15 % më pak se një vit më parë, kjo sipas ekspertëve sepse shpenzimet për provigjione arritën në 5.4 miliardë lekë në vitin 2020, ndërsa prej tre vitesh ky tregues ishte negativ.
BSH-ja bën të ditur se, nga ana tjetër sistemi bankar është furnizuar me likuiditeteve për shkak të rritjes së ndjeshme të depozitave në periudhën e pandemisë, ndërsa ka qenë aktiv dhe në kredinë e re.









