Fluksi i turistëve të huaj ka nxitur rritjen e numrit të strukturave për dhënie me qira ditore.
Por edhe sivjet, agjentët e pasurive të paluajtshme ngrenë shqetësimin se zgjerimi i këtij tregu po bëhet në kurriz të stokut për qiranë afatgjatë.
Pakësimi i stokut vijon të shtrenjtojë koston e strehimit për shumë familjarë.
Sipas agjentëve mobilierë, shtimi i strukturave për qira ditore, pas periudhës së pandemisë, çdo vit i ka shtrenjtuar mesatarisht në Tiranë çmimet e qirave afatgjatë me 15 deri në 20%.
Sipas të dhënat të AirDna, strukturë e posaçme që mban të dhënat e tregut për qiratë ditore në platformën ndërkombëtare Airbnb, në muajin qershor në Shqipëri ishin të listuara 21,447 apartamente, vila apo shtëpi.
Krahasuar me qershorin 2023, numri i tyre u shtua me 39%, ndërsa krahasuar me qershorin 2022, listimet janë rritur me 73%.
Por edhe sivjet, agjentët e pasurive të paluajtshme ngrenë shqetësimin se zgjerimi i këtij tregu po bëhet në kurriz të stokut për qiranë afatgjatë.
Pakësimi i stokut vijon të shtrenjtojë koston e strehimit për shumë familjarë.
Sipas agjentëve mobilierë, shtimi i strukturave për qira ditore, pas periudhës së pandemisë, çdo vit i ka shtrenjtuar mesatarisht në Tiranë çmimet e qirave afatgjatë me 15 deri në 20%.
Sipas të dhënat të AirDna, strukturë e posaçme që mban të dhënat e tregut për qiratë ditore në platformën ndërkombëtare Airbnb, në muajin qershor në Shqipëri ishin të listuara 21,447 apartamente, vila apo shtëpi.
Krahasuar me qershorin 2023, numri i tyre u shtua me 39%, ndërsa krahasuar me qershorin 2022, listimet janë rritur me 73%.
Në janar-qershor 2024, të ardhurat nga Airbnb arrijnë rekordin prej 25 mln USD
Të dhënat për net-qëndrimet tregojnë se turistët e huaj janë më të shumtë këtë vit. Rritja e net-qëndrimeve dhe çmimeve ka shtuar ndjeshëm të ardhurat nga apartamentet, shtëpitë apo vilat që jepen me qira ditore në platformën ndërkombëtare Airbnb.
Të ardhurat nga tregu i qirasë afatshkurtër në Shqipëri në muajt janar-qershor 2024 janë rreth 25 milionë USD (e llogaritur sipas tarifës mesatare ditore ADR shumëzuar me kërkesën për net-qëndrimi, bazuar në të dhënat e vëna në dispozicion nga AirDNA vetëm për platformën Airbnb).
Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023, të ardhurat e gjeneruara nga apartamentet dhe shtëpitë e dhëna me qira në Airbnb u rritën në 1,2 herë.
Në periudhën janar-qershor 2022, të ardhurat nga qiratë ditore për apartamentet në Airbnb llogariten në 7,1 milionë USD. Të ardhurat e gjeneruara në 6-mujorin e parë të 2024-s, në raport me të njëjtën periudhë të 2022 janë shtuar rreth 2,5 herë.
Të ardhurat e gjeneruara në muajin qershor kulmuan në 2024, përkatësisht në 10 milionë USD. Krahasuar me vjet, të ardhurat për muajin qershor u rritën me 1,3 herë.
Në muajin qershor 2023 të ardhurat arritën 4,3 milionë USD, rreth 72% më shumë se në vitin 2022.
Këtë vit janë rritur edhe net-qëndrimet, e dhënë që tregon direkt fluksin e turistëve të huaj.
Në total, në 6-mujorin e parë 2024 në strukturat Airbnb janë shënuar 412 mijë net të prenotuara, me rritje prej 97% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në raport me 6-mujorin e parë 2022, net-qëndrimet pothuajse janë trefishuar.
Në muajin qershor u shënuan 140 mijë net të prenotuara nëpërmjet platformave Airbnb. Net-qëndrimet është treguesi, që mat direkt ecurinë e turistëve të huaj në vend në strukturat akomoduese përfshirë edhe ato me qira ditore.
Krahasuar me muajin qershor 2023 net-qëndrimet janë rritur me 91%, ndërsa në raport me 2022, janë dyfishuar.
Rritja e net-qëndrimeve në 6-mujorin e parë të 2024-s nisi që në muajt e parë të vitit. Në muajin janar, net-qëndrimet janë rritur me 50% kundrejt janarit 2023.
Progresi i rritjes së net-qëndrimeve vijoi edhe në muajt në vazhdim. Për secilin muaj, si shkurt, mars dhe prill, net-qëndrimet u shtuan me 100% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Tarifat e qirasë ditore për natë, në anën tjetër, kanë shënuar rritje. Për muajin qershor, mesatarja e çmimit ditor në shtëpitë, apartamentet apo vilat në Airbnb është 67 USD kundrejt 59.65 USD që ishte vjet.
Rritja është gati 20%. Rritje të ndjeshme të çmimeve ka pasur edhe në muajt prill dhe maj.
Sivjet përkatësisht në muajin prill, çmimi mesatar i qirasë në këto struktura është 56.66 USD për natë. Rritja është 19%. Ndërsa në muajin maj, çmimi arriti 58.18 USD për natë. Krahasuar me vjet u shtua me 9%.
Kohëzgjatja e qëndrimit shënon rënie 9% në muajin qershor 2024 krahasuar me 2023.
Në 6-mujorin e parë, kohëzgjatja e qëndrimit rezulton se varion nga 2.9 net deri në 3.1 net nga 3.1 deri në 3.3 që ishte vitin e kaluar.
Mesatarisht netët e qëndrimit të një turisti të huaj që ka vizituar Shqipërinë janë më pak sesa vjet.
Ndërsa është shtuar zënia e strukturës me rezervime me 7% në qershor 2024. Konkretisht, në muajin qershor 2024, sipas të dhënave të AirDNA, zënia e strukturës nga qiramarrës është 51.2%.
Kjo do të thotë se nga 30 ditë të muajit qershor të zëna me qiramarrës, strukturat kanë qenë për 15.3 net, kundrejt 14.3 netëve të rezervuara që ishte mesatarja e muajit qershor 2023./Monitor.al
