Duke filluar nga ditët në vazhdim, dërgimi i mesazheve private të urrejtjes apo kërcënimeve në “Instagram” mund të çojë në pasoja të rënda.
“Instagram planifikon masa të reja të sigurisë kushtuar mesazheve private brenda aplikacionit: sistemi i mbrojtjes do të synojë të gjithë ata që vazhdimisht dërgojnë fyerje dhe kërcënime përmes mesazheve private, duke pezulluar llogarinë e tyre për një kohë të pacaktuar”, njoftoi kompania përmes blogut të saj.
Sistemi nuk do të përdorë mjetet e inteligjencës artificiale që përdoren aktualisht për të zbuluar automatikisht këtë përmbajtje në komentet publike, prandaj ka të ngjarë që mesazhet që shkelin rregullat të raportohen manualisht.
Nëse moderatorët kontrollojnë një shkelje, ata do ta parandalojnë dërguesin të postojë mesazhe të reja për disa ditë.
Pas shkeljes së parë, platforma mund të vendosë të pezullojë profilin.
Zhvilluesit do të marrin masa specifike për të parandaluar përdoruesit e bllokuar të krijojnë llogari të reja me qëllimin e vetëm të vazhdimit të dërgimit të fyerjeve dhe kërcënimeve.









