BSH/ Interesat e bonove të thesarit me maturim 12 mujor u rritën në 2.14%

Interesat e (yield-et) e bonove të thesarit me maturim 12 mujor u rritën në 2.14% në ankandin e së martës, nga 1.99% që ishte në ankandin e mëparshëm.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, për bonot me maturim 3-mujor interesat u rritën në nivelin 1.29%, nga 1.09% që ishte në ankandin e mëparshëm.

Në ankandin e së martës u shitën 10.7 miliardë lekë bono thesari me afat 12 mujor dhe rreth 1.2 miliardë lekë bono thesari me afat 3 mujor.

BSH bën të ditur se tregu financiar është likuid, i mbështetur nga rritja e vazhdueshme e depozitave dhe politika monetare lehtësuese.

Ndërkohë që rritja e interest të bonove të thesarit ndikon në rritjen e interesave totale të kredive.

GELDTrade.al