Tuneli i Llogarasë hapet më 24 Maj 

Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se në tunel do të lejohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç mjeteve të tonazhit të rëndë.

Ndërkohë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se kalimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, për të mbështetur industrinë e turizmit.

“Tuneli do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, në mbështetje të plotë të industrisë së turizmit, e cila tashmë ka filluar të konsolidohet dhe kjo tregohet qartë nga numri i njësive të hotelerisë që po hapen në jug të vendit”, deklaron Balluku.