DPT/ Denonconi tatimorët që abuzojnë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë publike të dhënat e punës së Drejtorisë së Investigimit të Brendshëm (Antikorrupsion) e cila ndjek dhe adreson denoncimet e ndryshme të qytetarëve apo raporteve të auditit.

Integriteti i figurës së punonjësit të Administratës Tatimore është një sfidë e fortë dhe e vazhdueshme. 

Reagimet, komentet, denoncimet e opinionit publik janë instrumentat shtesë me të cilat ne përpiqemi të vetëpërmirësohemi e të vetëkorigjohemi. Përmirësimi i imazhit dhe impakti i punës sonë në jetën e bizneseve, nëpërmjet respektimit të ligjit dhe trajtimit të barabartë është mision që përkufizon strategjinë tonë të punës.   

Në vazhdën e kësaj përpjekje, për parandalimin dhe goditjen e rasteve korruptive brenda aparatit të administratës tatimore funksionon Drejtoria e Investigimit të Brendshëm (Antikorrupsion), e cila ndjek dhe adreson denoncimet e ndryshme të qytetarëve apo raporteve të auditit” shkruhet në njoftimin e Tatimeve.

Referuar njoftimit, përgjatë vitit 2019 (Janar – Dhjetor), DIBA ka verifikuar dhe investiguar 104 raste të denoncuara, nga të cilat:

– 35 çështje janë regjistruar dhe investiguar.

-1 çështje është referuar në Prokurori, ku janë përfshirë 3 punonjës.

-96 punonjës të administratës tatimore janë konstatuar me shkelje ligjore dhe janë referuar në Komisionin e Disiplinës.

– 69 raste të ardhura nga burime të ndryshme informacioni, janë verfikuar dhe investiguar, por nuk janë regjistruar si çështje, pasi nuk përmbajnë dhe nuk plotësojnë elementët e nevojshëm për procedim të mëtejshëm.

Në krahasim me vitin 2018 rezultatet e gjetjeve janë si më poshtë:

– Numri i rasteve të denoncuara gjatë vitit 2018 janë 63 raste, ky numër është më i ulët se viti 2019 me 104 raste.

– Në vitin 2018 janë 3 çështje të referuara në Prokurori, ndërsa vetëm 1 çështje në vitin 2019.

– Në vitin 2018 janë referuar 49 punonjës të administratës në Komisionin e Disiplinës ndërsa në vitin 2019 janë referuar 96 punonjës në Komisionin e Disiplinës.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje të denonconi çdo rast të përfshirjes së punonjësve tanë në sjellje korruptive apo jo etike dhe në shkelje të ligjeve tatimore.

– Në numrin e telefonit 0800 14 14 (gjatë orarit zyrtar të punës (08:00 – 16:30, nga e

Hëna në të Enjte, dhe 08.00-14:00 ditën e Premte).

– Në adresën e postës  elektronike: denoncime@tatime.gov.al/

– Në numrin e vënë në dispozicion për foto dhe video në Ëhatsapp dhe Viber: +355

69 70 73 733

–  Në rrjetin social facebook Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

GELDTrade.al