Santiana vazhdon si paneliste, bëhet pjesë e ‘Zanat’


Santiana Maloku, një nga emrat më të komentuar të sezonit të dytë të Big Brother VIP Kosova, rikthehet këtë herë në një tjetër format televiziv.

Ajo do të jetë pjesë e panelit të emisionit “Zanat”, i cili prej kohësh ka fituar vëmendjen e publikut për debatet e hapura mbi tema të ndjeshme dhe tabu të shoqërisë.

E njohur për mënyrën e qartë të të shprehurit dhe mprehtësinë e saj në diskutim, Santiana pritet të sjellë energjinë dhe autenticitetin që i nevojitej formatit në këtë sezon të ri televiziv.

Pas përfundimit të aventurës që i dha famë, ajo u shfaq edhe si opinioniste e përjavshme në “Big Talk”, duke dëshmuar se ekrani është padyshim terreni i saj i natyrshëm.

Një rikthim që premton shumë për Santianën dhe për dinamikën e re të “Zanat”.

Shumë suksese Santi! /Prive By Liberta Spahiu.



Burimi Privebruto.com