Në rrëfimin e saj, ajo thekson se ndonëse është komentuar e analizuar në çdo detaj, ka mësuar të mos ketë më nevojë të justifikohet. “Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua… por unë kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde,” ka shkruar ajo.
Me tone të qarta reflektimi, Lela ka bërë të ditur se nuk dëshiron të shihet si viktimë, por si një grua që zgjedh dinjitetin dhe ecjen përpara. “Nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër, jam thjesht unë,” ka shtuar ajo.

Ndërkohë, Leo është mjaftuar vetëm me një reagim të shkurtër, një “OK” në rrjete sociale.

Por detaji që ka tërhequr më shumë vëmendje është fakti se Lela ishte e para që e hoqi Leon nga rrjetet sociale, një veprim që për shumëkënd konfirmon se ishte ajo që mori hapin e parë drejt ndarjes.
Vetëm pak ditë më parë, ajo kishte lënë një mesazh të koduar ku shkruante: “Të gjithë bëjnë premtime, por jo të gjithë i mbajnë ato.”
Një fjali që sot, pas reagimit të saj të plotë, tingëllon si sinjali i parë i një fundi që tashmë është bërë publik. /Prive By Liberta Spahiu