Ndaj Izraelit do të jemi 11 luftëtarë në fushë

Postuar: Shtator 8, 2025 | 15:23

Kombëtarja italiane përgatitet për ndeshjen vendimtare ndaj Izraelit në kualifikueset e Botërorit 2026.

tonali

Mesfushori Sandro Tonali, në konferencë për shtyp, theksoi se skuadra ka një objektiv të qartë: “Duam vetëm tre pikët, nuk duhet të mendojmë për playoff-in apo për Norvegjinë. Çdo ndeshje është ndryshe, por synimi është gjithmonë fitorja.”

Tonali foli me entuziazëm për ndikimin e trajnerit Xhenaro Gatuso, i cili ka rikthyer energjinë dhe frymën e luftës tek Axurrët.

“Ai na ka transmetuar pozitivitet, na ka bërë të kuptojmë forcën tonë dhe aftësinë për të fituar kundër ekipeve të mëdha. Me të në stol nuk dorëzohemi kurrë.”

Për raportin personal me ish-kampionin e botës, Tonali shtoi: “Kam folur shumë me të, do të doja ta kisha pasur trajner edhe më herët. Çdo këshillë e tij vlen sikur të ma thoshte babai im. Unë nuk jam Gatuso i ri, por me të do të bëhemi 11 Gattuso në fushë.”SDFGD

Burimi Shekulli.com.al