Linja Kamëz–Tiranë rrit çmimin e transportit publik, shkon 50 lekë, aboneja 1400 lekë


KAMZË– Nga dita e nesërme, data 1 Nëntor 2025 udhëtimi me transportin urban në linjën Kamëz–Tiranë do tu kushtojë më shtrenjtë qytetarëve. Çmimi i biletës do të rritet nga 40 në 50 lekë, ndërsa abonetë mujore do të shkojnë nga 12 mijë në 14 mijë lekë.

Operatori i linjës i është drejtuar Bashkisë Kamëz me një kërkesë zyrtare për rritjen e tarifave, duke argumentuar vendimin me shtimin e kostove të karburantit dhe shpenzimeve operative. Kërkesa është shoqëruar me analizë ekonomike dhe raport financiar që justifikon ndryshimin e çmimit.

Pas shqyrtimit nga Drejtoria e Transportit dhe komisionet përkatëse të Këshillit Bashkiak, propozimi është miratuar me votim./Radar.al 



Burimi Monitor.al