‘Gënjeja’ e çon Albinën në finalen e Këngës Magjike


Këngëtarja e shumëpëlqyer, Albina Kelmendi, e ka konfirmuar zyrtarisht: ajo është në finalen e Kënga Magjike!

Me këngën e saj potente, “Gënjeja”, Albina jo vetëm që u kualifikua, por mori një pëlqyeshmëri masive, duke u shndërruar menjëherë në një nga favoritet kryesore të festivalit.

Postimi i saj në rrjetet sociale, i shoqëruar me mbishkrimin emocionues “Jemi në finale”, ka marrë pëlqime dhe komente të panumërta, duke dëshmuar mbështetjen e madhe nga publiku.

Albina i ka falënderuar të gjithë me shumë mirënjohje:

“Faleminderit t’gjithve për mbështetjen. Shihemi nesër, me 22 nëntor!”

 

View this post on Instagram

 

Mos e humbni performancën e saj! Finalja e madhe, ku Albina do të konkurrojë me super-hitin “Gënjeja”, mbahet nesër, më 22 nëntor! /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com