Merr fund aventura e Dolces në Grande Fratello


Aventura italiane për Dolcen ka marrë fund. Pas një jave intensive brenda shtëpisë së “Grande Fratello” në Itali, banorja e Big Brother VIP Kosova është gati për rikthimin e madh në shtëpinë mëmë.

Dolce udhëtoi drejt Romës si e përzgjedhura e këtij edicioni në kuadër të shkëmbimit zyrtar mes dy formateve “Big Brother”, një mision që ajo e përmbylli me sukses. Pasi trazoi ujërat edhe tek fqinjët italianë, nesër në spektaklin “Prime” ajo do të ri-hyjë në shtëpinë në Kosovë, aty ku dinamikat kanë ndryshuar ndjeshëm në mungesë të saj.

Por, sytë e të gjithëve janë tek Edi. Konkurrenti, i cili nuk e ka fshehur mërzinë dhe vuajtjen për mungesën e saj gjatë këtyre ditëve, pritet të jetë personi që do ta përjetojë më së forti këtë rikthim.

A do të ketë një përballje romantike apo sqarime për ato që u thanë sa ajo ishte larg? Na mbetet të presim spektaklin e nesërm.

/Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com