Paga minimale rritet në 50 mijë lekë, vendimi i ri i qeverisë


Qeveria ka miratuar sot rritjen e pagës minimale mujore, duke e çuar atë nga 40 mijë në 50 mijë lekë. Ky vendim vjen si pjesë e angazhimeve të ndërmarra ndaj punëmarrësve dhe synon përmirësimin e kushteve të jetesës.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se masa prek rreth 307 mijë e 850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat. Sipas saj, rritja e pagës minimale ka për qëllim mbrojtjen e nivelit të jetesës, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe rritjen e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare.

Ibrahimaj theksoi se vendimi pritet të ketë ndikim pozitiv edhe në uljen e informalitetit në tregun e punës, si dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore dhe të të drejtave të punonjësve.

“Ekonomia rritet kur puna vlerësohet dhe dinjiteti i punonjësve vendoset në qendër të politikave publike,” u shpreh ministrja.



Burimi Monitor.al