Gjatë ditës së djeshme, atmosfera e festave është ndjerë brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, “Big Brother VIP Kosova 4” ku mes tjerash, të gjithë banorët bashkë festuan Krishtlindjet me një darkë të shtruar nga Vëllai i Madh.
Një nga banorët, Eduart Kuçi, ka shfrytëzuar hapësirën televizive për të përcjellë një mesazh të ngrohtë dhe plot vlerë për të gjithë besimtarët katolikë.
Përmes kamerave, ai uroi festën e Krishtlindjeve, duke dëshmuar se harmonia mes njerëzve mbizotëron edhe brenda një gare të fortë.
Edi zgjodhi fjalët më të mira për këtë urim, duke u uruar besimtarëve fat, lumturi dhe mbi të gjitha shëndet në jetë.
Ky mesazh u mirëprit jo vetëm nga ndjekësit e tij, por edhe nga opinioni publik, si një gjest që tregon pjekuri dhe respekt të ndërsjellë. Urimet e tij vazhduan edhe gjatë mbrëmjes, ku në darkën festive të Krishtlindjeve, ai nuk harroi të përshëndeste familjarët e tij dhe të përsëriste urimet më të mira për të gjithë shqiptarët. /Prive By Liberta Spahiu










