Shënoni datën! Zbulohet surpriza e madhe për fansat e Edit


Dy ditë pasi në profilin zyrtar në Instagram të Edit, banorit të “Big Brother VIP Kosova 4”, u paralajmërua një surprizë e madhe, pritja mori fund.

Përmes një postimi të fundit, është zbuluar detajet e asaj që pritet të jetë një mundësi e artë për ndjekësit e tij besnikë.

Edhe pse Edi ndodhet i izoluar brenda shtëpisë më të famshme në vend, aktivitetet jashtë duket se nuk kanë të ndalur.

Stafi që menaxhon rrjetet e tij sociale po kujdeset maksimalisht për t’i mbajtur ndjekësit aktivë dhe të përfshirë në rrugëtimin e tij, duke krijuar një urë lidhëse mes banorit dhe publikut.

Surpriza mban emrin “Cobra Golden Ticket”, e cila do t’i japë mundësinë një fituesi fatlum të takojë Edin pas përfundimit të aventurës së tij në Big Brother.

Për të qenë pjesë e kësaj gare, ndjekësit duhet të plotësojnë disa kushte, përfshirë ndjekjen e profileve zyrtare, etiketimin e miqve dhe krijimin e një videoje kreative në mbështetje të tij.

Gjithçka do të kulmojë me datë 5 janar, kur edhe do të përzgjidhet fituesi në mënyrë “random” (rastësore) mes të gjithë atyre që kanë plotësuar me saktësi rregullat e lojës.

Kjo nismë tregon qartë mbështetjen e madhe që Edi po merr nga jashtë dhe dëshirën e ekipit të tij për të shpërblyer besnikërinë e fansave.

Prandaj nëse ti dëshiron të jesh ai që do ulet në tavolinë me të, atëherë dëshmoje që e meriton! /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com