A po bëhet Adelina Thaçi deputete?


Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi Meta, e cila bëri bujë me aderimin e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duket se është në rrugë të mbarë për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ky sukses personal i saj vjen në një moment të vështirë për partinë, e cila ka shënuar një rezultat të dobët në këto zgjedhje. Megjithatë, votat preferenciale duket se e kanë favorizuar artisten.

Sipas projeksioneve aktuale, LDK pritet të ketë rreth 15 deputetë në legjislaturën e re. Bazuar në numërimin e deritanishëm (rreth 19% të votave të numëruara), Adelina Thaçi rezulton të jetë gruaja e pestë më e votuar në listën e LDK-së.

Në garën e brendshme të grave në këtë parti, ajo renditet pas figurave tashmë të njohura politike si Hykmete Bajrami, Doarsa Kica Xhelili, Janina Ymeri dhe Jehona Lushaku Sadriu.

Nëse ky trend i votave vazhdon dhe nuk ka ndryshime drastike deri në përmbylljen e numërimit, Adelina Thaçi do të konfirmohet si deputete. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com