Nuk pritën gjatë, Limi dhe Dolce shkëmbejnë puthjen e parë


Vetëm pak ditë pas hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Limi ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Që në momentet e para, u vu re një afrimitet i dukshëm mes tij dhe Dolces, duke nxitur diskutime të shumta mes banorëve dhe ndjekësve të spektaklit.

Kulmi i kësaj marrëdhënieje u shënua mëngjesin e sotëm, pas përfundimit të natës Prime. Në një moment, Limi dhe Dolce kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë, duke zyrtarizuar kështu pëlqimin e ndërsjellë që ndodhi menjëherë më të hyren e Limit në BBVK. /Prive By Liberta Spahiu

 





Burimi Privebruto.com