Traini reklamon produktin e parë që ju ndihmon të flisni me qenin tuaj


Një kompani teknologjike nga Kalifornia, Traini, pretendon se ka shpikur një pajisje që përkthen të folurin njerëzor në “gjuhën e qenve”. Produkti shoqërohet me një aplikacion në telefon dhe synon të lehtësojë komunikimin mes pronarëve dhe kafshëve të tyre shtëpiake.

Në videot promovuese të publikuara në faqen e kompanisë, pajisja shfaqet në veprim: një burrë i kërkon qenit, përmes aplikacionit, të sjellë telekomandën, ndërsa aplikacioni e përkthen këtë komandë në lehje të krijuara nga inteligjenca artificiale, duke nxitur reagimin e qenit. Në një tjetër shembull, aplikacioni përkthen urdhrin “më jep një puthje”, dhe qeni i përgjigjet duke lëpirë fytyrën e pronarit. Sipas Traini-t, kjo teknologji përfaqëson teknologjinë e parë AI të ndërtuar për të synuar për mirëqenien e qenve”.

Megjithatë, jo të gjithë ekspertët janë të bindur për pretendimet e kompanisë. Trajnerja e njohur e qenve, Sharon Bolt, shpreh skepticizëm mbi idenë se një aplikacion mund të mundësojë biseda të plota mes njerëzve dhe qenve. Ajo thekson se lehjet e qenve shprehin emocione të ndryshme në varësi të tonit: lehjet më të larta lidhen shpesh me ankth ose frikë, ndërsa ato më të ulëta tregojnë vetëbesim. Sipas saj, një aplikacion mund të identifikojë emocione bazë, por jo të përkthejë mendime apo biseda komplekse.

Bolt shton se qentë mund të trajnohen të kuptojnë komanda specifike apo fjalë të njohura si “ushqim” ose “shëtitje”, por ideja e “bisedave të përgjithshme” me ta mbetet e pabesueshme. Në këtë këndvështrim, pajisja e Traini-t shihet më shumë si një mjet trajnimi dhe interpretimi emocional, sesa një përkthyes i vërtetë i gjuhës së qenve.





Burimi Geekroom.al