Këngëtarja e njohur shqiptare, Fatlume Popovci, ka ndarë një mesazh mjaft emocionues dhe të ndjerë në rrjetet e saj sociale, ditën e djeshme, me rastin e 8 Marsit.
Teksa ka uruar nënën e saj dhe të gjitha nënat shqiptare, ajo ka zbuluar një detaj të dhimbshëm nga jeta e saj personale, duke treguar krisjen e raportit me të birin gjatë këtij viti të vështirë për të.
Përmes një postimi, Fatlumja shprehet se ajo vetë zgjodhi t’i qëndrojë pranë nënës së saj për ta mbrojtur dhe mbështetur, por e njëjta gjë nuk ka ndodhur me djalin e saj drejt saj. “Unë zgjodha ty, nënën time të mirë. Unë nuk e bëra ashtu siç e bëri djali im me mua… këtë vit nuk më qëndroi në krah,” ka shkruar këngëtarja në InstaStory. Megjithatë, ajo thekson se i biri i ka dhuruar gjithmonë dashuri dhe lule në të kaluarën, kujtime që mbeten të shtrenjta për të.
Ky rrëfim i sinqertë dhe i dhimbshëm vjen në një periudhë mjaft të vështirë për të. Vetëm një muaj më parë, në një intervistë ekskluzive për Prive By Liberta Spahiun, Fatlumja konfirmoi publikisht se i kishte dhënë fund martesës së saj gati 20-vjeçare.
Duket se ky vendim i rëndësishëm jetësor ka pasur një ndikim të fortë edhe në marrëdhënien e saj me djalin, duke u kthyer në një sprovë të madhe.

Pavarësisht kësaj periudhe sfiduese, këngëtarja e mbyll mesazhin e saj me nota shprese. Ajo pranon se jeta ka sprova, por gjen forcë dhe ngushëllim te besimi në Zot, te familja që i ka qëndruar pranë dhe te dashuria e madhe që merr nga publiku i saj besnik. /Prive By Liberta Spahiu










