Pse gjykata caktoi një muaj paraburgim për Gjestin?


Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë sot vendimin zyrtar për masën e sigurisë ndaj artistit Besart Kelmendi (Gjesti), duke i caktuar atij qëndrimin në paraburgim për 30 ditë. Por cilat ishin arsyet konkrete që bindën trupin gjykues për këtë masë?

Sipas njoftimit zyrtar, Gjyqtarja e procedurës paraprake e vlerësoi kërkesën e Prokurorisë si të drejtë dhe të bazuar. Në arsyetimin e Gjykatës theksohet se kjo masë ishte e vetmja zgjidhje për të garantuar një proces hetimor të papenguar, pasi u konstatuan tre faktorë kritikë:

Rreziku i ikjes së të pandehurit.

Mundësia e ndikimit të tij tek dëshmitarët.

Rreziku i përsëritjes së veprimeve.

Kujtojmë se ndaj artistit rëndojnë dyshimet e bazuara për vepra penale që përfshijnë kanosjen, dëmtimin e pasurisë dhe mbajtjen e paautorizuar të mjeteve të ndaluara.

Megjithatë, ky nuk është vendimi përfundimtar. Mbrojtja e Gjestit ka ende në dispozicion rrugët ligjore dhe gëzon të drejtën që ta ankimojë këtë aktvendim në Gjykatën e Apelit. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com