Punësimi në sektorin bankar ka shënuar rritje krahas konsolidimit të qëndruejshëm të tij, në këtë vitet e fundit.
Në fund të vitit 2020, në sektorin bankar numërohen 6,558 të punësuar, në rritje me 3% krahasuar me një vit më pare, bëri të ditur Shoqata Shqiptare e Bankave.
Sektori bankar në Shqipëri është i mirëkapitalizuar dhe në sajë të masave rregullatore të ndërmarra, ka arritur të shmangë efektet negative nga pandemia Covid
Treguesit kryesorë të këtij sektori, qëndrojnë në nivele të pritshmërisë së Bankës së Shqipërisë, ku ndër më kryesorët janë rënie me 0,3% e raport të kredive në 2020 rritja e fitimit të bankave dhe shifrat pozitive të depozitave dhe kreditimit.
Në vendin tonë operojnë 12 banka që kanë 416 degë të shtrira në zonat urbane dhe rurale të Shqipërisë.









