Bashkia e Shijakut shpall tenderat për ndërtimin e 2 rrugëve

Agjentët konstruksionit të GELDTrade bëjnë me dije se Bashkia Shijak ka vënë në dispozicion 2 tendera në funksion të ndërtimit të rrugëve të qytetit.

Sipas detajeve të projekteve të shpallura në Agjencinë e Prokurimit Publik, 62.5 milionë lekë do të shkojnë për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve të lagjes “Rubjekë”, ndërsa 43.6 milionë lekë, për ndërtimin e rrugëve të brendshme në “Lagjen e Vjetër” të Shijakut. Të dy këto projekte, referuar të dhënave teknike të tenderave, do të manifestohen brenda një afati kohor 4 mujor, që nga nënshkrimet e kontratave me subjektet fituese. Tenderat e shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojnë të hapur deri më 24 mars, ora 10:00.

GELDTrade.al