Në mbledhjen e datës 3 Prill 2026, Bordi i Transparencës vendosi çmimet e nënprodukteve të naftës, duke zbatuar një akt normativ të ri që përfshin uljen e akcizës me 20% dhe ndikimin e uljes së TVSH-së, përkatësisht 9.5 lekë për litër. POr me gjithë uljen e akcizë çmimi i naftès është rritur.
Vendimet kryesore:
- Gazoil SSH EN 590: Çmimi me pakicë deri në 224 lekë/litër, me shumicë deri në 212 lekë/litër
- Benzinë SSH EN: Çmimi me pakicë deri në 181 lekë/litër, me shumicë deri në 169 lekë/litër
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, 3 Prill, ora 20:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.
Bordi kujton të gjithë operatorët e tregut, si me shumicë ashtu edhe me pakicë, për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi, ndërsa çdo shkelje do të çojë në pezullimin e aktivitetit.
Ministritë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Financave, dhe Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar për mbrojtjen e konsumatorit dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.
NJOFTIMI I PLOTË
Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Kjo në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul 20 % ose bashkë me TVSH ulja me 9.5 lek/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora 20.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.










