Taylor Swift thyen rekordin historik në Spotify


Taylor Swift është shpallur artistja më e dëgjuar e të gjitha kohërave në platformën Spotify.

Sipas të dhënave të fundit nga “American Songwriter”, ylli i popit ka thyer çdo rekord të mundshëm duke u pozicionuar në majën e listës globale dhe duke lënë pas emrat më të mëdhenj të industrisë muzikore.

Ky sukses vjen pas një viti fenomenal për këngëtaren, ku suksesi i albumit të saj të fundit “The Tortured Poets Department” dhe turi botëror “Eras Tour” e shndërruan atë në një forcë të pandalshme të streaming-ut.

Në renditjen historike të pesë artistëve më të dëgjuar, Taylor Swift pasohet nga Bad Bunny, i cili mbetet lideri i muzikës latine, dhe Drake, që mban pozicionin e tretë si një nga reperët më të suksesshëm të dekadës.

Pesëshja mbyllet me The Weeknd, i cili mban rekordin për këngën më të dëgjurar në histori me “Blinding Lights”, dhe Ariana Grande, e cila konfirmohet si një nga ikonat më të fuqishme të popit modern.

Edhe pse Taylor mban fronin si artistja më e dëgjuar në total, rekordi për albumin më të dëgjuar në histori vazhdon të mbahet nga Bad Bunny me “Un Verano Sin Ti”.

Ky triumf i Swift shënon një moment historik, duke e kthyer atë në autoren e parë që dominon industrinë në këto përmasa.

/Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com