Lajmet për ndarjen nga e dashura, Kerem thyen heshtjen


Aktori i njohur turk, Kerem Bürsin, ka vendosur t’u japë fund thashethemeve që qarkullonin së fundmi për një ndarje të mundshme nga partnerja e tij, Selin Yağcıoğlu. Gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet, Bürsin iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve me sinqeritet, duke sqaruar njëherë e mirë situatën e tij private.

Mesazhi “Gjithçka po shkon mirë”

Duke hedhur poshtë lajmet e ndarjes, aktori theksoi se spekulimet në rrjetet sociale nuk pasqyrojnë realitetin dhe se në marrëdhënien e tij nuk ka asnjë krizë. Gjatë intervistës, ai u shfaq mjaft i qeshur dhe në humor të mirë, duke u shprehur se gjithçka në jetën e tij po shkon “mbarë” dhe se lajme të tilla nuk përbëjnë më çudi për të.

Fokusimi te puna dhe projektet e reja

Në një bisedë me gazetarin e njohur të kronikës rozë, Kaan Kurdoğlu, deklaratat e Bürsin kanë qetësuar fansat e tij të shumtë. Përveç konfirmimit se lidhja me Selin Yağcıoğlu vazhdon, aktori shtoi se aktualisht është shumë i angazhuar me projektet e reja profesionale dhe po ndjek një ritëm mjaft intensiv pune. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com