Për të dytin sezon radhazi Milani nuk ia doli që të sigurojë zonën e Champions League, teksa këtë herë priten reagime të forta dhe një revolucion i vërtetë në nivelin drejtues.
Prej dy javësh pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka qëndruar pranë ekipit për t’i dhënë zemër futbollistëve, por as kjo nuk mjaftoi që kuqezinjtë të mos turpëroheshin dhe të siguronin objektivin që në dukje ishte i arritshëm.
Nëse Cardinale e mban fjalën e dhënë në deklarata, gjithë drejtuesit e Milanit janë në ‘fije të perit’.
Roli i trajnerit, Max Allegri, ai që është kryesisht përgjegjës për rënien dramatike të ekipit, është gjithashtu në rrezik. E ardhmja e drejtorit sportiv, Igli Tare, ‘arkitekti i një afati kalimtar katastrofik, me miliona të shpenzuara kot’, është po në rrezik. Drejtori teknik Moncada dhe CEO Furlani, i cili autorizoi shpenzimet, gjithashtu rrezikojnë shumë.
Këto janë ato çka shkruajnë mediet kryesore në Itali. Pritet që Milani të fillojë një revolucion dhe drejtuesit mund të mblidhen që sot për të diskutuar përfundimet e një sezoni katastrofik. Tonet priten të larta, si edhe priten shumë ‘koka të prera’.











