Sa milionerë ka Shqipëria, shifra surprizë! Erald Pashaj analizon pasurinë dhe bizneset në vend


Gjatë një bisede në emisionin “Pjaca në Radar”, gazetari Alfred Peza dhe eksperti i ekonomisë Erald Pashai diskutuan mbi numrin e milionerëve dhe multimilionerëve në Shqipëri.

Peza iu referua një raporti ndërkombëtar, sipas të cilit në Shqipëri rezultojnë nga 4 mijë deri në 8 mijë persona me pasuri nga 1 deri në 30 milionë dollarë, rreth 55 multimilionerë me mbi 30 milionë dollarë, si dhe një miliarder të certifikuar nga Forbes, Samir Mane.

Nga ana tjetër, Pashai u shpreh skeptik për këto shifra, duke theksuar se ato kërkojnë analizë më të detajuar. Sipas tij, burimet kryesore të pasurisë në Shqipëri lidhen me pasuritë e paluajtshme dhe gjendjen financiare në banka.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e vlerësimit të bizneseve, duke shpjeguar se pasuria neto përllogaritet duke marrë në konsideratë fitimet, asetet dhe detyrimet financiare të kompanive.

Sipas Pashait, edhe pse në Shqipëri rezultojnë mbi 120 mijë NIPT-e të regjistruara, vetëm një pjesë e tyre funksionojnë realisht dhe gjenerojnë fitime të konsiderueshme. Ai vlerësoi se rreth 30 mijë biznese operojnë normalisht, paguajnë taksa dhe krijojnë fitime konkrete në treg.

Alfred Peza: Sapo thatë që ka dhe njerëz në Shqipëri që kanë shumë para. Por sipas një ë raporti ndërkombëtar i binte që në Shqipëri kishte 4.000 deri në 8.000 milionerë me nga 1 deri në 30 milion Dollarë. 55 multimilionerë në kuptimin mbi 30 milionë milionë dollar dhe apo euro dhe një sigurisht miliarder i çertifikuar dhe nga Forbes siç është Samir Mane. Pra gati gati një popullsi sa Erseka ose sa Memaliaj…

Erald Pashaj: Më duket pak shumë nuk e di sepse këto duhen analizuar. Mund të shikohen se dy janë burimet kryesore të parave në Shqipëri dhe mund të gjenden. Janë pasuritë e patundshme, janë edhe gjendja e parave në banka.

Këto kishin llogaritur ka institucionet dyja të miksuara. Ka dhe biznese të cilat i vlerëson, pra i bën një vlerësim biznesit. Ka formula të cilët i nxjerr vlerën biznesit, pa borxhet bëhet fjalë. Po. Po nxirret nxirret neto. Po nxirret bilanci. Po sigurisht duhet të merr një institucion. Nuk merren përgjithësisht me shifra të tilla. Edhe ato kompani që e bëjnë këtë renditje më duket pak shumë që të jenë multimilionerë në këto nivele. Megjithatë shih numrin e bizneseve që janë në treg. Pra në qoftë se ne kemi se tashi varet numri i bizneseve ka dhe biznese numra niptesh fiktive. Po po marr si shembull janë 120.000 nipte. A këto 120.000 nipte po themi numri i nipteve që funksionon normalisht janë rreth 30.000. 30.000 nipte funksionojnë krejt normalisht, gjenerojnë fitim, kanë fitim shumë të mirë si themi, paguajnë tatime dhe kanë një fitim i cili është konkret.



Burimi Monitor.al