Ka nisur procesi i rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në kuadër të DIVA 2025 dhe që kanë rezultuar me tatim të mbipaguar.
Sipas njoftimit, pagesat do të kalojnë direkt në llogaritë bankare të deklaruara nga qytetarët përfitues gjatë procesit të aplikimit.
Kjo masë konsiderohet një lehtësi fiskale që synon mbështetjen e familjeve dhe qytetarëve, përmes kthimit të shumave të paguara më tepër në tatim.
Autoritetet bëjnë të ditur se procesi i rimbursimit do të kryhet në mënyrë automatike për individët që kanë plotësuar kriteret dhe kanë deklaruar saktë të dhënat bankare në sistem.
“Nis rimbursimi për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në DIVA 2025 dhe kanë rezultuar me tatim të mbipaguar. Pagesat do të kalojnë në llogaritë bankare të deklaruara nga individët përfitues. Lehtësi fiskale që mbështet familjet dhe qytetarët”, thuhet në njoftimin zyrtar.










