LVMH për vitin 2026 ka sjellë një linjë të re iniciativash në VivaTech, duke shpalosur 12 projekte teknologjike dhe Geek Room do të jetë i pranishëm së bashku me Vodafone për të përcjellë pranë ndjekësve traditën e luksit me fuqinë e teknologjisë. Nën temën “DreamGallery”, grupi francez përmbledh vizionin e tij për të ardhmen e luksit, një qasje ku materiali, krijimi dhe përvoja e klientit bashkohen me inovacionin dixhital dhe inteligjencën artificiale.
MONITORING LIVING SOILS – nga Moët Hennessy x Genesis
Në zemër të përpjekjes për bujqësi të qëndrueshme, Moët Hennessy ka vendosur të përdorë një mjet të avancuar për të matur shëndetin e tokës në vreshtat e saj. Së bashku me startup-in francez Genesis, ky projekt përdor të dhëna mjedisore për të krijuar një indeks që ndihmon shtëpinë e shampanjës të integrojë praktika rigjeneruese për çdo territor.

PRECISION WATER MANAGEMENT – nga Parfums Christian Dior x LVMH Gaïa
Nëse toka është thelbi, uji është pasuria tjetër që duhet menaxhuar me kujdes. Dior, në bashkëpunim me LVMH Gaïa, ka vendosur sensorë në kopshtet e saj të trëndafilave në Normandi për të optimizuar përdorimin e ujit, duke ulur konsumin deri në 30% pa komprometuar rritjen e bimëve.
OCEAN LOVE – nga Tiffany & Co. x Aectual x ClearBot
Një nga projektet më vizuale dhe ambicioze lidhet me ruajtjen e oqeaneve. Tiffany ripërdor plastikën e detit për të krijuar një fasadë unike dhe bashkëpunon me ClearBot për të zhvilluar flota robotike që pastrojnë mbeturinat detare, një ndërthurje dizajni dhe teknologjie për një kauzë globale.
INNOVATING CRAFT – nga Loro Piana x Tuboolar
Loro Piana pobashkëpunon me Tuboolar për të ofruar një projekt që integron inteligjencën artificiale drejt kontrollit të cilësisë dhe procesit të fundit të prodhimit. Këtu, teknologjia shërben si mbështetës i zanatit, duke krijuar një bashkëpunim midis dorës së mjeshtrit dhe algoritmeve inteligjente.
AI-ENHANCED SAVOIR-FAIRE – nga Louis Vuitton x Comelz
Louis Vuitton ka vendosur fokusin te lëkura, dhe specifikisht lënda e parë që e bën LV të dallueshëm, duke përdorur AI për të krijuar një “vëllim dixhital” të fshehtë të çdo cope lëkure dhe sugjeruar mënyra prerjeje më efikase për mjeshtrat e saj.
3D ASSETS ACROSS VALUE CHAIN – nga Thélios
Thélios, shtëpia e optikës dhe syzeve të LVMH, prezanton një platformë të brendshme për krijimin e modeleve 3D që shkurtojnë kohën e prodhimit të fotove tradicionale, përmirësojnë eksperimentimin vizual dhe fuqizojnë përvojën e klientit në VR/AR.
DIGITAL PASSPORT – nga Bvlgari
Shtëpia e bizhuterive Bvlgari ofron një “pasaportë dixhitale” për gjerdanë dhe orë, ku klientët mund të shikojnë histori, certifikata dhe shërbime përmes një aplikacioni të bazuar në teknologjinë Aura Blockchain, një hap drejt transparencës dhe autenticitetit modern.

TRACE PROGRAM – nga Christian Dior Couture
Dior Couture shtron rrugën për një program të plotë që ndjek një produkt nga fusha e pambukut deri në raftet e butikëve, një strategji kundër falsifikimeve dhe për një eksperiencë klienti të besueshme.
CELIA – AI AGENT nga Celine
Celine prezanton CELIA, një asistent dixhital i mbështetur nga platforma interne MaIA, që synon të ndihmojë shitjet, shërbimin ndaj klientit dhe ekipet e brendshme me rekomandime në kohë reale.
LA RÉSERVE DES SUBLIMES – nga Guerlain
Guerlain po krijon një eksperiencë që kombinon arkivat interaktive me audio dhe grafika 3D, duke shfaqur trashëgiminë e saj në një mënyrë të perceptueshme nga njerëzit.
SEPHORA APPSTORIES – nga Sephora
Sephora shfaq AppStories, përvojë shfletimi që përdor mekanika të rrjeteve sociale për të zgjatur opsionet e blerjes brenda aplikacionit dhe të bëjë eksplorimin më të lehtë.
AI-POWERED CONVERSATIONS – Iniciativa AI e Dior & Louis Vuitton dhe Sephora
Në një hapësirë më të gjërë të inteligjencës artificiale, Dior po ndërton një mjet GEO me Bluefish për optimizim në kanalet e zbulimit AI, ndërsa Louis Vuitton dhe Sephora sjellin integrime me ChatGPT dhe Google Gemini për të risjellë dialogun e markës në botën e bisedave inteligjente.










