Denaj: Angazhimi i Shqipërisë drejt BE-së është më i fortë se kurrë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj mori pjesë në takimin përmbyllës dy palësh me znj. Barbara Bianki dhe z.Mario Mariani, përfaqësuesit e lartë të Misionit Vlerësues për Programin e Reformës Ekonomike 2021-2023.

Përtej sfidave të pandemisë Covid – 19, procesi i hartimit të programit 3-vjeçar u përmbyll në kohë dhe me standarde.

“Angazhimi i Shqipërisë drejt BE-së është më i fortë se kurrë më parë. Programi i Reformës Ekonomike është një element që kontribuon në këtë ambicie gjithëpërfshirëse. Sidoqoftë, një nga aspektet më të rëndësishme është dialogu me Komisionin Evropian por edhe me shtetet anëtare të BE-së për të paraqitur:

  • Strukturën makroekonomike dhe fiskale të Shqipërisë
  • Axhendën e reformave strukturore të cilat janë prioritare për një periudhë afatshkurtër”, tha Ministrja Denaj.

Në takimin virtual morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë shqiptare, si dhe përfaqësues nga banka e Shqipërisë.

GELDTrade.al