Inter, më në fund Khalaili, Union SG pranon ofertën prej 25 milionë eurosh plus bonuset, futbollisti në fundjavë në Milano


Interi ka arritur marrëveshjen me Union Saint Gilloise për Anan Khalaili. Pasi iu refuzua oferta e parë për 20 milionë euro plus bonuset, klubi zikaltër e rriti ofertën në 23 milionë euro plus bonuset, por edhe kjo ofertë u refuzua dhe më në fund kampionët e Italisë bënë lëvizjen e radhës.

Oferta e tretë ishte 25 milionë euro plus bonuset, dhe këtë radhë Union Saint Gilloise që kishte kërkuar 30 milionë euro vendosi ta pranojë. Thelbësor në këtë vendim final, rezultoi takimi i drejtpërdrejtë mes drejtuesve të të dy klubeve dhe kështu që u zgjidh gjithçka.

Tani Chivu mund të festojë sepse do të ketë në dispozicion të tij pasuesin e Dumfries të larguar në drejtim të Realit të Madridit. Khalaili do të mbërrijë në Milano për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore gjatë fundjavës për t’iu bashkuar më pas grupit për nisjen e përgatitjeve pëe sezonin e ri. Futbollisti do të nënshkruajë me Interin një kontratë 4 vjeçare me pagë 2.2 milionë euro në vit.



Burimi Shekulli.com.al