‘Betohem, e kam parë në ëndërr’, Eronita sjell fotot e veçanta me djalin dhe Bleron


Ka kaluar rreth një muaj e gjysmë që kur jeta e tyre mori një drejtim krejtësisht të ri, dhe tani Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, ka hapur zemrën publikisht përmes një seti të mrekullueshëm fotografik. Ajo ka ndarë me ndjekësit emocionet e ardhjes në jetë të djalit të tyre, Areej Darrian Muharremi, duke përshkruar në detaje gjithë rrugëtimin e saj si nënë e re.

Me një gjuhë tejet të ndjerë, ajo e ka nisur dedikimin e saj duke kujtuar zanafillën e kësaj historie: “Nga ato dy viza në testin e shtatzënisë e deri te ky moment sot… 9 muaj të trazuar të mbushur me emocione, frikë, lumturi, dhimbje, lutje për çdo gram shtesë, pritje, bukuri dhe dashuri — derisa më në fund mbërrite”. Sipas saj, e gjithë kjo periudhë sfiduese ishte në fakt vetëm “nëntë muaj përgatitje për të rënë në dashuri për gjithë jetën”.

Për Eronitën, kalimi i shpejtë nga pritja e ëmbël tek realiteti i të qenit nënë është ende diçka surreale.

“Është e vështirë të besosh se një minutë je shtatzënë dhe në tjetrën, një njeri i vogël fle pikërisht pranë teje. I shikon me orë të tëra. Ua numëron gishtat e duarve dhe të këmbëve pa pushim,” shprehet ajo, duke shtuar se shpesh qan me lot gëzimi për këtë mrekulli.

Bashkëshortja e Bleros ka përmbyllur dedikimin me fjalët më të bukura për të birin, duke reflektuar dashurinë absolute të një prindi. “Gjëja më e bukur që na ka ndodhur ndonjëherë. Një djalë i vogël që na ktheu botën përmbys, por e bëri atë më të bukur se kurrë më parë,” shkruan Eronita, ndërsa vula e këtij momenti magjik ishte pikërisht bindja e saj e thellë për këtë mrekulli: “Të betohem, këtë skenë e kam parë në ëndrrat e mia.” /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com