Ndjekësi i kërkon t’i kthehet fesë, Rikja i përgjigjet: ‘Ndonjëherë ndihem sikur s’jam e denjë’


Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Albania”, Rike Roci, njihet për komunikimin e saj të drejtpërdrejtë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo që në fillim të këtij viti vizitoi vendet e shenjta ku kreu ritualin e Umres, ndërsa së fundmi gjatë një bashkëbisedimi në Instagram ka marrë një mesazh nga një ndjekës lidhur me besimin e saj fetar.

Ndjekësi i shkruante:

“Ktheju fesë Islame ende më mirë sepse je diamant vajzë, mos lejo të përdorin profilin tënd materialistët”.

Ky mesazh ka nxitur një reagim mjaft të sinqertë nga ana e Rikes.

Ajo nuk ka hezituar t’i përgjigjet hapur këtij komentuesi, duke sqaruar raportin e saj me fenë dhe besimin në Zot:

“Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë gjë. Besoj, dhe besoj shumë. Me kismet, do ta bëj përsëri Umren. Po, jam mëkatare dhe ndonjëherë ndihem sikur nuk jam e denjë për këtë fe. Por mendoj se secili prej nesh e di vetë çfarë lidhjeje ka me Atë lart. Në fund, rëndësi ka që Ai e njeh shpirtin tim, e di çfarë kam në zemër dhe kjo më mjafton.”

Përmes kësaj përgjigjeje, Rike konfirmoi se besimi i saj mbetet i fortë dhe se ka në plan të kryejë sërish vizitën e shenjtë të Umres.

Po ashtu, ajo tregoi një anë mjaft modeste, duke theksuar se lidhja e saj me Zotin është diçka personale që bazohet në pastërtinë e zemrës dhe të shpirtit.

/Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com