Samsung bashkëpunon me Muzeun e Historisë së Artit në Vjenë për të sjellë kryeveprat e artit austriak në Samsung Art Store


Samsung Electronics dhe Muzeu i Historisë së Artit në Vjenë (Kunsthistorisches Museum) njoftuan sot një partneritet të ri, përmes të cilit 43 kryevepra të përzgjedhura me kujdes nga koleksioni i muzeut do t’i bashkohen Samsung Art Store. Duke filluar nga sot, artdashësit në mbarë botën do të mund t’i shijojnë këto vepra ikonike në rezolucion mahnitës 4K, ekskluzivisht në televizorët e përputhshëm Samsung.

Muzeu i Historisë së Artit në Vjenë nuk është thjesht një institucion, por një simbol i identitetit kulturor austriak, si dhe fqinji, partneri dhe shtëpia jonë,” tha Dario Casari, President i Samsung Austria dhe Samsung Switzerland. “Ky partneritet përfaqëson diçka vërtet të veçantë për Samsung Austria. Duke bashkuar këto thesare të jashtëzakonshme kulturore me teknologjinë e avancuar të ekraneve Samsung, po krijojmë një urë unike mes historisë dhe inovacionit, duke e sjellë trashëgiminë artistike të Vjenës më pranë publikut në mbarë botën.”

Kryevepra nga Bruegel te Vermeer tani të disponueshme në format digjital

Koleksioni në Samsung Art Store përfshin disa nga veprat më të rëndësishme të galerisë së pikturave të Muzeut të Historisë së Artit në Vjenë, ndër të cilat:

  • Disa vepra të Pieter Bruegel Plakut, përfshirë pikturën e famshme “Kulla e Babelit”;
  • “Arti i pikturës” nga Johannes Vermeer;
  • “Nuda Veritas” nga Gustav Klimt;
  • Pamje ikonike të Venecias dhe Vjenës nga Canaletto dhe Bellotto;
  • “Vera” nga Giuseppe Arcimboldo;
  • Pepra të Rubensit, Velázquez-it, Caravaggio-s, Ticianit, Rembrandtit dhe Rafaelit.

Falë paraqitjes digjitale me rezolucion të lartë, shikuesit mund të zbulojnë edhe detajet më të imta të këtyre kryeveprave të jashtëzakonshme. “Kulla e Babelit” e Bruegelit nxjerr në pah një numër të pafund detajesh arkitekturore dhe teknike, ndërsa “Arti i pikturës” i Vermeerit pasqyron në mënyrë mbresëlënëse përdorimin karakteristik të dritës dhe saktësinë e artistit.

Sjellja e trashëgimisë kulturore botërore drejtpërdrejt në shtëpi

Me përfshirjen e Muzeut të Historisë së Artit në Vjenë në platformën Samsung Art Store, Samsung vijon të zgjerojë përzgjedhjen e tij të institucioneve kulturore prestigjioze nga e gjithë bota. Bashkëpunimet ekzistuese me muze të njohur, si Muzeu i Luvrit në Paris, Muzeu Prado në Madrid dhe Muzeu MUNCH në Oslo, u mundësojnë tashmë përdoruesve të aksesojnë koleksione unike arti drejtpërdrejt në televizorët e tyre Samsung.

Samsung Art Store ofron një përzgjedhje të kuruar me kujdes të mijëra veprave të artit nga e gjithë bota, të shfaqura në rezolucionin e tyre origjinal dhe me kalibrim të saktë të ngjyrave. Përdoruesit mund ta personalizojnë përvojën e tyre duke zgjedhur vepra arti sipas stilit, periudhës ose humorit, duke e shndërruar hapësirën e tyre të jetesës në një galeri digjitale personale.

Jemi të lumtur t’i bashkohemi Samsung Art Store dhe të ndajmë koleksionin tonë unik të veprave të artit me një audiencë globale,” tha Dr. Jonathan Fine, Drejtor i Përgjithshëm i KHM-Museumsverband. “Duke i bërë këto kryevepra të aksesueshme për të gjithë, pavarësisht vendndodhjes, mund të arrijmë një audiencë më të gjerë. Kjo përvojë digjitale do t’i frymëzojë shikuesit dhe do t’i nxisë të vizitojnë edhe personalisht veprat origjinale në muzeun tonë në Vjenë, duke lidhur aksesueshmërinë digjitale me përvojën e pazëvendësueshme të përballjes me veprat origjinale.”



Burimi Geekroom.al