‘Zhvlerësojnë njëri-tjetrin’, Beniada e ashpër me shqiptarët moralistë


Ish-banorja e “Big Brother VIP 1”, Beniada Nishani, ka bërë një reagim të gjatë e të fortë në rrjetet sociale pasi publikoi një koment ku ironizoheshin vajzat shqiptare se “influencohen të gjitha nga të huajat”.

E prekur nga kjo dukuri, Beniada vendosi të adresojë nevojën e disa njerëzve për të zhvlerësuar vazhdimisht suksesin, bukurinë apo stilin e njerëzve tanë.

Përmes disa shkrimeve në InstaStory, ajo ngriti shqetësimin për standardin e dyfishtë që përdoret shpesh në rrjet.

Beniada pyeti se çfarë kanë vajzat e huaja më shumë se ato shqiptare, duke sjellë në vëmendje faktin se kur një e huaj frymëzohet nga dikush quhet “trend”, ndërsa kur të njëjtën gjë e bën një vajzë shqiptare etiketohet menjëherë si “kopjim”.

Më tej, Beniada sqaroi dallimin mes kritikës dhe goditjes me dashakëqijë. Ajo theksoi se nuk kemi pse mendojmë se jemi më të mirët në botë, por duhet të ndalojmë së menduari se të tjerët janë gjithmonë më superiorë se ne, duke nëvizuar se ka një ndryshim të madh mes kritikës normale dhe nevojës patologjike për të ulur gjithçka që është e jona.

Në përmbyllje, Beniada u ndal edhe te hipokrizia shoqërore, ku shpesh flitet me patos për patriotizëm e bashkim, por në momentin që një shqiptar arrin diçka, bëhemi të parët që e “masakrojmë me komente”. Sipas saj, të mbështesësh dikë nuk do të thotë ta shohësh si perfekt vetëm sepse është shqiptar, por të dish t’ia njohësh e t’ia vlerësosh arritjet kur i meriton.

/Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com