Kanë nisur punimet për ndërtimin e bajpasit të Elbasanit, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që synon të lehtësojë trafikun dhe të përmirësojë qarkullimin në një prej akseve kryesore rrugore të vendit.
Gjatë inspektimit të punimeve, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se segmenti i parë i bajpasit do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, me të njëjtat standarde si aksi Tiranë-Elbasan.
“Është një autostradë e kategorisë A, sipas të njëjtave standarde që është aktualisht rruga Tiranë-Elbasan”, u shpreh Karakaçi.
Sipas ministrit, projekti pritet të japë një zgjidhje për problemet e trafikut të krijuara ndër vite, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të lartë lëvizjesh në sezonin turistik.
Karakaçi bëri të ditur se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur tashmë dy kontrata për ndërtimin e bajpasit. Punimet kanë nisur në segmentin e parë, i cili fillon menjëherë pas përfundimit të rrugës Tiranë-Elbasan.
“Dy kontratat janë lidhur tashmë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Segmenti i parë, që fillon menjëherë aty ku përfundon rruga Tiranë-Elbasan, tashmë ka filluar nga punimet”, deklaroi ministri.
Ai theksoi se punimet po avancojnë me ritme të mira, edhe për shkak se zona e ndërtimit është tashmë e lirë nga problematikat e shpronësimeve, të cilat janë trajtuar më herët.
Në këtë fazë po punohet në 3 kilometrat e parë të projektit, të cilat shtrihen deri në zonën pranë Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Ndërkohë, pjesa vijues e aksit, deri në afërsi të Peqinit, pritet të jetë pjesë e procedurave të prokurimit gjatë vitit të ardhshëm.
Ministri Karakaçi e cilësoi bajpasin e Elbasanit një projekt me rëndësi strategjike për organizimin e qarkullimit rrugor në vend. Sipas tij, aksi i ri do të mundësojë ndarjen e flukseve të trafikut mes juglindjes dhe jugut të Shqipërisë, duke krijuar një lidhje më të drejtpërdrejtë mes autostradës Tiranë-Elbasan dhe










