Shakira mahnitet nga Dua: “Sot deklarohem zyrtarisht fanse e saj”


Dua Lipa ka marrë një dedikim të veçantë nga Shakira, e cila mbrëmë e ftoi në skenën e koncertit të saj në Madrid dhe nuk i kurseu fjalët e admirimit për këngëtaren shqiptare.

“Sot deklarohem zyrtarisht fanse e saj”, tha ylli kolumbian gjatë prezantimit të Duas. Pasi e përqafoi në skenë, Shakira shtoi: “Dikush duhet të më pickojë. Po kush është kjo perëndeshë?”.

Dy artistet interpretuan së bashku “Antología”, një nga këngët më të dashura të Shakirës, e publikuar në albumin “Pies descalzos” më 1995. Kjo ishte hera e parë që ato bashkonin zërat në skenë, në kuadër të koncerteve të turneut “Las Mujeres Ya No Lloran”.

Por ky moment kishte një histori pas. Në fund të vitit 2025, gjatë koncertit të saj në Bogotá, Dua kishte interpretuar në spanjisht pikërisht “Antología”. Shakira reagoi atëherë publikisht, duke treguar se ishte emocionuar kur dëgjoi këngën e saj në zërin e Duas, në të njëjtin qytet ku e kishte shkruar vite më parë.

Admirimi kishte shkuar edhe më tej. Në podkastin “Suite 205” të Lele Pons, Shakira kishte shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me Duan, duke vlerësuar edhe spanjishten e saj. Mbrëmë në Madrid, dëshira për t’i bashkuar zërat u bë realitet. /Prive By LS

@gqmexico

Dos voces. Un clásico. ✨ DuaLipa y Shakira cantando Antología en Madrid. 🥹

♬ sonido original – GQ México y Latinoamérica – GQ México y Latinoamérica





Burimi Privebruto.com