Një oborr shtëpie, familjarë të mbledhur bashkë dhe atmosfera e një feste shqiptare. Kështu po përgatitet familja e Bebe Rexhës për një nga ditët më të rëndësishme të saj.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar në TikTok një video të realizuar më 3 tetor, duke ndarë me ndjekësit disa momente nga prapaskenat e festimeve familjare në prag të martesës së vëllait të saj.
Në pamjet e publikuara shihet një atmosferë e thjeshtë dhe familjare, në oborrin e një shtëpie, që të kujton festat tradicionale shqiptare të dikurshme.
Pikërisht ato mbledhje kur oborret shndërroheshin në vende festash, ku familjarët e të afërmit bëheshin bashkë për të shënuar gëzimet më të mëdha.
Edhe pse prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka ndërtuar një karrierë ndërkombëtare, Bebe vazhdon ta ruajë lidhjen me rrënjët dhe traditat shqiptare.
Këtë e ka dëshmuar vazhdimisht edhe përmes muzikës, duke interpretuar këngë shqipe dhe duke shprehur krenarinë për origjinën e saj.
Krahas videos së fundit, artistja ka shkruar:
“Një copëz e vogël nga jeta ime”, duke shtuar edhe hashtagun #albanian.
Ndërkohë, familja Rexha po numëron ditët deri në ceremoninë e martesës.
Në një video të realizuar më 3 tetor, Bebe kishte zbuluar se vëllai i saj do të martohej pas tetë ditësh, pra më 11 tetor.
Dhe nga pamjet e para, duket se familja Rexha po e pret këtë ditë të veçantë duke ruajtur diçka shumë të dashur për shqiptarët: gëzimin familjar që nis në oborrin e shtëpisë. /Prive By LS
@beberexha A little snippet into my life ♥️ #albanian ♬ original sound – Bebe Rexha










